• |
ide | kryesore

Armë zjarri dhe mbi 4 000 euro në banesë, 30-vjeçari arrestohet për trafik lëndësh narkotike

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia në Greqi ka vënë në pranga një 30-vjeçar të cilit iu gjet një sasi lëndësh narkotike dhe armë zjarri. Mediat në vend bëjnë të ditur se i riu u arrestua mesditën e së hënës në qytetin e Zakinthos, nga efektivë të policisë së grupit DIAS dhe Departamentit të Sigurisë.

30-vjeçari është banues i ishullit ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza për trafik droge dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Ai u arrestua gjatë një operacioni policor dhe në kontrollin e kryer në banesën e tij u gjet 23.7 gramë heroinë, dy peshore precize, shuma prej 4795 euro, një pistoletë, një kuti me fishekë metalikë dhe bombola gazi dhe dy celularë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *