• |
ide | kryesore

Arrestohen 3 persona në Durrës, kapen me armë zjarri

-Instant, Lajme, Të fundit
Klos, Kardhiq, bazë, elbasan, kana bis



3 persona janë vënë në pranga sot në Durrës. Blutë njoftojnë se ata u kapën duke lëvizur me armë zjarri të gatshme për qitje. Sipas njoftimit zyrtar, armët e zjarrit u sekuestruan nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijojnë kontrollet “blic”, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.

Lëviznin me 2 armë zjarri pistoleta të gatshme për qitje, vihen në pranga 3 shtetas dhe sekuestrohen armët e zjarrit.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” në çdo aks të qarkut, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. N., 24 vjeç, E. B., 22 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *