• |
ide | kryesore

Champions/ Chelsea kundër Milan rrezikon eliminimin: shansi i fundit për Juventus

-Instant, F1, Sport
chelsea



Situata të komplikuara dhe ndeshje që duhen fituar me cdo kusht për të evituar një kapitullim të shpejtë në Champions, që në fazën e grupeve. Kater grupet e dyta të turneut mbyllin ndeshjet e vajtjes dhe Chelsea, Juventus e Sevilla janë ato që mund të përshëndesin Europën që ka rëndësi, në sfidat e ardhshme.

GRUPI E

Chelsea nuk e kishte menduar se në përplasjen me skuadrën më të fortë të grupit, do vinte si e fundit në renditje. Londinezët me 1 pikë duhet me cdo kusht të fitojnë në Stamford Bridge kundër Milan. Kuqezinjtë kanë 4 pikë, ndaj siguritë nuk ekzistojnë, për më tepër që sfida mes tyre do të jetë e dyfishtë. Nëse Milan lëpin plagët e tij dhe duhet të përballet me tetë mungesa, janë më të qetë londinezët. Menaxheri i Chelsea, Graham Potter sigurisht që mund të buzëqeshë. Portieri Edouard Mendy ka punuar rregullisht me grupin, ashtu si Marc Cucurella dhe N’Golo Kante: “Të gjithë janë stërvitur dhe mund të them se janë mirë edhe nëse nuk janë në maksimumin e tyre”, tha tekniku i Blues në konferencën për shtyp.

Në Milano vazhdon emergjenca e dëmtimeve e shtohen mungesat. Pioli i ka të numëruar njerëzit. Në seancën e fundit në Milanello ishin nëntë lojtarë jashtë fushës: Theo Hernandez, Kalabria, Kjaer, Messias, Saelemaekers e Florenzi. Pa harruar edhe Maignan, Bakayolo dhe Ibrahimovic, që nuk janë përfshirë në listën e Champions. Për transfertën kundër Chelsea nuk mungojnë vështirësitë, veçanërisht. sa i përket krahut të djathtë. Sipas të gjitha gjasave aty tekniku do të përshtasë xholin Kruniç. Lajmi i mirë është rikuperimi i plotë i Origit.

“Kemi përballë një kundërshtar të fortë të motivuar nga ndërrimi i trajnerit – tha tekniku i Milan Stefano Pioli -. Por ne kemi mentalitetin tonë dhe mënyrën tonë të të qenit në fushë dhe do të përpiqemi t’i aplikojmë në fushë. Do të na duhet një fazë kompakte dhe e kujdesshme mbrojtëse, por më e rëndësishme do të jetë të luajmë me karakteristikat tona. Duam të sigurohemi që të fillojmë të shkruajmë historinë tonë në këto gara të rëndësishme”, përfundoi tekniku që një sy do ta ketë edhe në përplasjen Salzburg-Dinamo Zagreb, me kroatët që kanë 3 pikë e austriakët 2.

GRUPI F

Real Madrid fluturon me pikë të plota dhe kundër Shakhtar do të jetë vendimtare për kreun e grupit. Ukrainasit janë të dytët dy pikë larg dhe ndeshjet direkte mes tyre do jenë përcaktuese. Skuadra e Ancelotti, pas ndalesës së papritur në kampionat, dëshiron të kthehet sa më shpejt te fitorja. Në Madrid, do jetë shumë e vështirë për Shakhtar, ndërsa do të tentojë të përfitojë një mes Leipzig e Celtic. Sigurisht dy skuadrat që mbyllin renditjen duhet më parë të vendosin se cila prej tyre do të jetë pretendente për të shkuar në 1/8. Gjermanët do të shfrytëzojnë faktorin fushë, edhe pse janë ende në kuotën zero. Skocezët duan të bëjnë të vlejë pikën e vetme që kanë dhe të pretendojnë të arrijnë Shakhtar në vendin e dytë pas sfidave të dyfishta.

GRUPI G

Duket në një farë mënyre se hierarkitë në Grupin G janë vendosur, pas fitores së City ndaj Dortmund. Anglezët e Guardiolës janë me pikë të plota dhe do të luajnë tani dy sfida radhazi kundër Copenhagen. Danezët me 1 pikë, po aq sa Sevilla nuk duken impenjues për Citizens dhe Haalandin e pandalshëm. Në anën tjetër, Sevilla është në një situatë dramatike. Spanjollët do të provojnë të reagojnë ndaj Dortmund, që është me 3 pikë, duke e ditur se kanë shansin e vetëm. Gabimi vlen dështimin për të kaluar në 1/8 e Champions.

GRUPI H

Paris Saint Germain do të presë Benfica për supremacinë e grupit. Francezët e portugezët shkojnë në këtë përballje në Parc des Prince me pikë të plota dhe dy ndeshjet mes tyre do të vendosin dominuesin. Pas fitores në Torino ka fituar shumë më tepër besim Benfica, që do të luajë shanset e saj kundër triadës së artë të parisienëve. Me një sy në Paris e me detyrën për të mos gabuar në dy ndeshjet radhazi me Maccabi Haifa është Juventus. Skuadra e Allegrit është me zero pikë, e pas dështimeve me PSG e Benfica, shpreson të arrijë një kualifikim të vështirë në 1/8 e Champions League.

“Ne kemi zero pikë pas dy ndeshjesh, do të thotë se duhet të fitojmë. Por nuk duhet të jemi me nxitim apo ankth – tha Allegri – Derisa matematika të na dënojë duhet të besojmë. Nesër ndërkohë do të vendosim një tullë”. Për Chiesa: “Shpresoj ta kem sa më shpejt, do ta vlerësojmë ditë pas dite. Do të organizojmë një ndeshje miqësore për të, që do të jetë testi përfundimtar për ta vënë në dispozicion”. Di Maria është gati për ndeshjen, ndërsa Milik do të jetë në pankinë, për një lodhje muskulare.

Champions League Group E
18:45 FC Salzburg – Dinamo Zagreb
21:00 Chelsea – AC Milan
Champions League Group F
18:45 RB Leipzig – Celtic
21:00 Real Madrid – Shakhtar Donetsk
Champions League Group G
21:00 Manchester City – FC Copenhagen
21:00 Sevilla – Borussia Dortmund
Champions League Group H
21:00 Benfica – Paris Saint-Germain
21:00 Juventus – Maccabi Haifa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *