• |
ide | kryesore

“Do zhvendoseni në Ruandë ose do ktheheni në shtëpi”, Britania paralajmëron emigrantët e paligjshëm

-Instant, Arkiva, Planet



Duke folur në konferencën e partisë Konservatore që po zhvillohet aktualisht në Birmingham, sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman prezantoi planet e saj për emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar duke theksuar se “nuk është raciste të duash të kontrollosh kufijtë e vendit tënd”.

Braverman tha se ajo të ndërmarrë nisma ligjore për ti dhënë fund migrimit të paligjshëm dhe për ta qartësuar njëherë e mirë se e vetmja rrugë për në Mbretërinë e Bashkuar është përmes një rruge të sigurt dhe ligjore.

Ajo shtoi se shumica e kalimeve me varka të vogla janë nga Shqipëria, shtet të cilin ajo e cilësoi si një “vend të sigurt”.

“Nëse hyni ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nga një vend i sigurt, do të ktheheni shpejt në vendin tuaj ose do të zhvendoseni në Ruandë”, shpjegoi Sekretarja e Brendshme. Braverman foli dhe për rritjen e pretendimeve për skllavërinë moderne.

Ajo tha se emigrantët e përdorin këtë arsye si një kalim për të hyrë në vend dhe se “shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre për trafikim janë gënjeshtra”.

Duke ju referuar reagimit të ashpër që mori paraardhësja e saj Priti Patel kur ajo dhe Boris Johnson prezantuan politikën e Ruandës, Braverman tha se ka “shumë forca” kundër saj që do t’i bëjnë përpjekjet e saj të vështira.

Midis këtyre forcave, ajo përmendi partinë Laburiste, Lib Dems dhe The Guardian.



3 Comments

    1. sa te ikni ne ruande tju han Black mambat
      hajde rrezojm palloshin dymetrosh sorrroist bashke me baxhellat eskorte te ridhjerjes

  1. Ministrja britanike, Braverman, indiane me origjine, por familja e saj erdhi nga Uganda, po perdor nje gjuhe me te ashper se Kryeministria Truss ndaj emigranteve, te cilet hyjne ne Britanine e Madhe. duke sakrifikuar gjithcka.

    Pse nuk i con ata ne Uganda, por ne Ruanda?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *