• |
ide | kryesore

Gigi Hadid sulmon ashper Kanye West

Paparazzi, Slider



Gigi Hadid nuk do të pranojë që Kanye West të sulmojë një nga mikeshat e saj.

Pas prezantimit të West Yeezy në Javën e Modës në Paris, redaktorja dhe stilistja Gabriella Karefa-Johnson – e cila ishte e pranishme – ndau mendimet e saj për shfaqjen në Instagram. Në Story-t e saj në Instagram, ajo postoi screenshote të mesazheve që kishte ndarë me miqtë që përmbanin shqetësimin e saj për West, duke përfshirë veshjet “White Lives Matter” në shfaqje.

West filloi menjëherë t’i kundërvihej Karefa-Johnson, duke postuar komente tallëse për redaktoren. Në postimet që janë fshirë nga llogaria e tij, West ndau fotografi të Karefa-Johnson, mes tyre një ku ai pretendonte se kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour i urrente çizmet e saj.

Pas këtyre postimeve, Hadid doli në mbrojtje të Karefa-Johnson, me të cilën ajo ka punuar në të kaluarën, përfshirë edhe për kopertinën e marsit 2021 të Vogue.

“Do të dëshiroje të kishe një përqindje të intelektit të saj,” shkroi Hadid. “Ti nuk e ke idenë haha…. Nëse në të vërtetë ka një kuptim për ndonjë nga budallëqet që thua, ajo mund të jetë personi i vetëm që mund të të shpëtojë. Pse nderi i të qenit të ftuar në shfaqjen tënde duhet ta pengojë dikë që të japë opinionin e vetë ..? Lol. Ti je një bullizues dhe qesharak.”

Ajo shtoi më tej në Story-n e saj në Instagram se Karefa-Johnson është një nga zërat më të rëndësishëm në industrinë e modës dhe mund ta “shkollojë atë njeri të turpshëm”, duke iu referuar sërish Kanye-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *