• |
ide | kryesore

Grabitja e Rinasit/ 122 vite burg për 7 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rinasit



Gjykata e Posaçme ka zbardhur ditën e sotme vendimin për grabitjen e Rinasit ku ka dhënë dënimet respektive për 7 persona të grupit kriminal përgjegjës për krimin.

Sipas Gjykatës Klement Çala do të dënohet me 20 vit burg, ndërsa vëllai i tij Eldi Çala me 17 vite burg.

Pjesëtarët e tjerë të grupit që mori pjesë në mega-grabitjen e aeroportit të Rinasit, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond Begasi do të dënohen me nga 17 vite, dënime të cilat do t’i vuajnë në një burg të sigurisë së lartë.

Vendimet e Gjykatës së Posaçme: Klement Çala, 20 vjet burg. Eldi Çala, 17 vite burg. Oltian Veseli, 17 vite burg. Renaldo Sula, 17 vite burg. Saimir Çela, 17 vite burg. Elton Pikli, 17 vjet burg. Alkond Bengasi, i penduar i drejtësisë 17 vite burg.

Lexo më tej: Dekriptimi i mesazheve/ Si u fut në kurth Ervis Martinaj 

Lexo më tej: ‘Çfarë ndodhi me Ervis Martinaj-n?’/ Rama: Policia do flasë kur të ketë prova 

Lexo më tej: Arrestime e qindra heqje patentash, policia bën kërdinë në Tiranë 

Lexo më tej: Policia e rrethoi në Kosovë, si i iku Dumani sy më sy 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *