• |
ide | kryesore

Grabitje në Vaun e Dejës, një familjeje i vidhet automjeti dhe një shumë parash

-Instant, Lajme, Të fundit
polici, grabitje, vrasje, armë



Një grabitje nga persona të paidentifikuar ka ndodhur në fshatin Ashtë, të Vaut të Dejës. Grabitësit kanë vjedhur një shumë parash në banesë dhe një automjet tip “Benz” i parkuar në oborrin e shtëpisë. Policia bën me dije në informacionin paraprak se mjeti dhe paratë i janë vjedhur shtetasit Zef Pepaj.

“Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.  Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *