• |
ide | kryesore

Jameela Jamil, kundër temës së ‘Met Gala 2023’: E neveritshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja, Jameela Jamil ka kritikuar së fundmi ‘Met Gala’. Javën e kaluar, tema e ngjarjes 2023 u zbulua se ishte “Karl Lagerfeld: Një linjë bukurie”, për nder të drejtorit krijues të ndjerë të Chanel, i cili vdiq në 2019.

Mirëpo, Jamil ka shprehur neverinë e saj për galën e ardhshme, në një postim  që përfshinte një foto të Lagerfeld me fjalën “Jo” poshtë. “Ky burrë ishte me të vërtetë, jashtëzakonisht i talentuar. Ama e përdori platformën e tij  kundër  grave deri në vitet e fundit të jetës së tij, duke mos treguar keqardhje, mos ofruar asnjë shlyerje, asnjë falje. Nuk kishte asnjë shpjegim për shpërthimet e tij mizore”, shkroi aktorja e “She-Hulk”.

“Ja ku i keni provat”, vazhdoi ajo,duke treguar deklarata të ndryshme që stilisti i modës kishte bërë gjatë viteve. Një nga shembujt përfshinte një intervistë të vitit 2009 që ai dha për revistën gjermane Focus duke thënë se “askush nuk dëshiron të shohë gra të kolme”.

Një foto nga Jameela Jamil përfshinte gjithashtu mendimet e stilistit për lëvizjen Me Too. Ai i tharevistës së modës Numero në 2018 se “Nëse nuk dëshiron që pantallonat të hiqen, mos u bë model!” duke sugjeruar gratë “të bashkohen me një manastir” në vend të kësaj.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja flet publikisht për një temë të diskutueshme. Ajo ka kritikuar shpesh Kim Kardashian për komentet e saj virale./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *