• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 38-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri në automjet. Bëhet e ditur se Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Migjeni”, një qytetar po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Albert Prendit, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në automjetin që po drejtonte 38-vjeçari në bulevardin “Migjeni”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *