• |
ide | kryesore

“Macja e zezë” nuk është më, heroin 94 vjeçar të Leipzig e rrëzoi mosha: “Shembull frymëzimi për breza të tëra”

-Instant, Sport
macja e zezë



Ndër breza, Shqipëria ka nxjerrë portierë të mëdhenj, por askush si ai nuk është mbajtur mend nga tifozët. E tani, “Macja e zezë” Sulejman Maliqati nuk është më. Ikona e portës shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, si pasojë e një rrëzimi, dëmtimeve të të cilit heroi i Leipzig nuk i mbijetoi dot.

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka reaguar me trishtim për humbjen e një shembulli frymëzimi. Maliqati, më herët është nderuar me titujt, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Kombit”, ndërsa ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një trajner virtuoz. “Ish-portieri i famshëm i Kombëtares në vitet 1950-1964, Maliqati ishte një ikonë e padiskutueshme dhe një shembull frymëzimi për gjenerata të tërë sportistësh”, ka vlerësuar numri 1 i Federatës

DEDIKIMI I DUKËS

Futbolli shqiptar humbi sot një nga legjendat më të mëdha të historisë së tij. I madhi Sulejman Maliqati është ndarë sot nga jeta në moshën 94-vjeçare. Duke lënë pas një trashëgimi të pasur e të çmuar për të gjithë futbolldashësit. Ish-portieri i famshëm i Kombëtares në vitet 1950-1964, Maliqati ishte një ikonë e padiskutueshme. E një shembull frymëzimi për gjenerata të tërë sportistësh.
Përveçse i dekoruar me titujt më të lartë shtetëror dhe me shumë trofe të fituar në fushë, Maliqati ka qenë edhe njeri i shkëlqyer. Ai ishte një mik i mirë dhe një personalitet i rrallë e me shumë vlera në jetën shoqërore. Kishte kontribute të mëdha veçanërisht në botën e futbollit.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e miqve të tij. Emri i tij ka zënë vend tashmë në panteonin e më të mëdhenjve të historisë së futbollit shqiptar.
U prehsh në paqe Sul Maliqati!

Sipas asaj që bëhet e ditur, shkaku i vdekjes së portierit legjendar është një rrëzim, si pasojë e të cilit pati dëmtime të rënda. Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi ti përballonte dëmtimet dhe nuk i mbijetoi dot. Maliqati njihet nga të gjithë me pseudonimin “Macja e Zeze” e heroi i Leipzig: portieri ishte siguria e kuadratit të Partizanit dhe të kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *