• |
ide | kryesore

Makina përplaset me trafikndarësen në Fushë Milot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
makina 6 persona Tiranës aksidente



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 21.20 të mbrëmjes së të mërkurës në Fushë Milot. Raportohet se disa makina janë përfshirë ngjarje.

Sipas informacioneve që vijnë nga policia, një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një 39-vjeçar me iniciale H.T. ka humbur kontrollin. Ai është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas i ka dalë përpara një mjeti tjetër. Në këtë mënyrë janë përfshirë në aksident edhe 3 makina të tjera.

“Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip “Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip “Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur. Ajo është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *