• |
ide | kryesore

Ndërtuan mjetin gjenial për ndërtimin e molekulave, shpallen fituesit e çmimit Nobel në kimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless janë fituesit e çmimit Nobel për Kiminë, për krijimin “një mjet gjenial për ndërtimin e molekulave”. Treshja fitoi çmimin për “themelimin dhe avancimin e fushave të kimisë së klikimeve dhe kimisë bioortogonale. Kjo ka çuar në një revolucion në mënyrën se si kimistët mendojnë për lidhjen e molekulave së bashku”, thuhet në motivacionin e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

Kimia e klikimit mundëson reagime të shpejta dhe të drejtpërdrejta, ku “blloqet e ndërtimit molekular këputen së bashku shpejt”, tha komiteti. Parimi mund të sjellë përfitime reale në zhvillimin e farmaceutikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *