• |
ide | kryesore

Berisha pret aleatët: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pas berisha aleatët



Pas Ilir Metës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha takoi këtë të mërkurë disa nga krerët e partive aleatët në opozitë. Në një njoftim të selisë blu thuhet se u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore. Të njëjtat burime thanë se u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidatë të përbashkët.

Në takimin me aleatët ishte kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kryetari i Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, Kryetari i Partisë Agrare – Ambientaliste Agron Duka dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi.

Duket se në takim ka munguar kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Në njoftim, thuhet se “takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”. Të martën Berisha priti në zyrë edhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pas takimit nuk pati deklarata për mediat. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *