• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i filmit të Jennifer Lopez

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri i filmit të Jennifer Lopez, “Shotgun Wedding”.

Në film, Jennifer Lopez dhe aktori, Josh Duhamel luajnë si një cift i fejuar. Ata janë gati të martohen kur e gjithë dasma merret peng ng kriminelët. Dyshja duhet të kapërcejë përplasjet në marrëdhënien e tyre për të shpëtuar miqtë dhe familjarët.

Duhamel, i njohur për rolin e kolonelit William Lennox në “Transformers”, u ricaktua për rolin kryesor përballë Lopez pasi Armie Hammer – të cilit fillimisht iu dha roli -u akuzua për sulm se*sual. Lionsgate Motion Pictures Group konfirmoi gjithashtu shtimin e anëtarëve të kastit si Sônia Braga dhe Jennifer Coolidge, të cilët së fundmi fituan një Emmy për “The White Lotus” të HBO Max. Zoe Kravitz, Callie Hernandez, Cheech Marin, Selena Tan dhe Steve Coulter marrin pjesë gjithashtu në film.

Në bashkëpunim me Lionsgate, “Shotgun Wedding” do të jetë i disponueshëm për transmetim në mbi 86 vende. Filmi do të publikohet më 27 janar 2023.

Në një intervistë për ‘The Tonight Show’ , Duhamel foli rreth xhirimeve me Jennifer. ” Ajo është fantastike. Unë e njoh atë prej vitesh. Jam  i lumtur që  pata mundësi të luaja krah saj. Kam pasur një nga momentet më argëtuese ndonjëherë duke e bërë atë film./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/20/kontrata-e-tradhetise-se-jlo-dhe-ben-affleck/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *