• |
ide | kryesore

Putin emëron krerët e katër rajoneve të aneksuara të Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar krerët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara ilegalisht, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, shkruan CNN.

Katër liderët e sapoemëruar do të qeverisin derisa krerët zyrtarë për rajonet të zgjidhen në përputhje me ligjin rus, raportoi TASS të mërkurën.

Të katërt janë të njëjtët zyrtarë që udhëhoqën rajonet nën pushtimin rus përpara se Putini të nënshkruante dokumentet e aneksimit, të cilat janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Denis Pushilin do të jetë në krye të Republikës Popullore të Donetskut (DPR) dhe Leonid Pasechnik është kreu i  Republikës Popullore të Luhanskut (LPR), sipas TASS. Yevgeny Balitsky do të jetë guvernator në rajonin e Zaporizhzhia, dhe Vladimir Saldo është tani guvernatori në detyrë në rajonin Kherson.

Të katër zyrtarët nënshkruan të ashtuquajturat traktate për aneksimin e katër rajoneve  në Rusi më 30 shtator gjatë një ceremonie në Kremlin.



3 Comments

  1. “të aneksuara ilegalisht” – Pse?! Nëse ne marrim Kosovën, a quhet ndërhyrja ilegale? Në ato zona ka popullsi të madhe ruse. [*]

    “pushtimin rus ” – Mos doni te thoni nderhyrje ushtarake e detyruar nga rrethanat armiqsore kundra rusëve ??

    “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare” – Tamam! Cila është “e drejta ndërkombëtare ??

    “të ashtuquajturat traktate” – Pse “të ashtuquajtura” ?! Se nuk ju pëlqen juve dhe lakejve të perëndimit ??!!

    Lapsi është fakt tashmë se ju jeni pjesërisht nje fletushkë e majte, qe ne disa raste të veçanta botoni të vërteta. Dhe përsa i përket çështjes ruse-ukrainese bëni mir detyrat e shtëpisë të mësoni se çfar po ndodh atje, kush ka dhe kush nuk ka faj. Hiqini syzet miope te paragjykimeve dhe urrejtjeve ndërshtetërore, jini objektiv! Mos i besoni Perëndimit!

    [*] Sidoqoftë kjo çështje e aneksimit kerkon nje qendrim më të pjekur nga të dy palët në luftim, duke u bazuar në historinë shumëshekullore të zonave të Lindjes së Ukrainës.

  2. te dhjefsha CNN o lapsi
    po ke byth co nja dy gazetare byreku ne terren
    pastaj ke me kuptu QE CNN SHKRUN KARLLIQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *