• |
ide | kryesore

Të paktën 25 viktima, autobusi bie në humnerë

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 25 persona humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe në shtetin e Uttarakhand në veri të Indisë. Zyrtarët thonë se në momentin e aksidentit në autobus udhëtonin të paktën 40 persona,  21 prej të cilëve janë shpëtuar pas një operacioni gjatë natës të udhëhequr nga forcat emergjencave civile.

Për ngjarjen e rëndë reagoi dhe kryeministri Narendra Modi i cili tha se mendimet e tij janë me familjet e viktimave. Autobusi po transportonte dasmorë nga Laldhang në fshatin Bironkhal në Uttarakhand kur ndodhi aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *