• |
ide | kryesore

Tiranë/ Plagosi me armë zjarri në këmbë një shtetas dhe u arratis, pranga 42-vjeçarit

-Instant, Lajme, Të fundit
Tiranë, kanabis



Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Tufinë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Robert Doka, 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Denis Kuka, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Të shumë ishin qytetarët në vendin e ngjarjes, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Mësohet se dy personat e përfshirë në ngjarje, kanë pasur konflikte të mëparshme mes tyre. Aktualisht Kuka është në spital dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi J. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin J. D. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas. Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *