• |
ide | kryesore

Treni godet makinën e policisë, shpëton 20-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
treni



Videoja e përplasjes së një treni me një makinë policie është bërë virale. Në sediljen e pasme të makinës së policisë ishte një vajzë e re e prangosur. Me gjithë përplasjen e fortë vajza ka shpëtuar.

Ngjarja ndodhi në 16 shtator në Kolorado të SHBA-ve. E plagosur mbeti 20-vjeçarja, Yareni Rios-Gonzalez. Avokati i saj tha se goditja i shkaktoi asaj humbjen e dhëmbëve, krahun dhe brinjë të shumta të thyera dhe lëndime në kokë dhe këmbë.

Ajo vijon të marrë trajtim në spital. 20-vjeçarja u arrestua pas një incidenti me një patrullë policie. Vajza u ndalua nga patrulla pas një ngjarjeje dhe u shoqërua në makinën e parkuar në shinat e trenit. Brenda pak sekondash makina u godit nga treni. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Per 500 Euro ne muaj i ofroj Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut 50 lajme ne dite me interesante se sa ky, (pushim te shtunen dhe te djelen si edhe ditet festive).

    Me jepni username/ password dhe do jem flake!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *