• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona ndihet e “vjedhur” ndaj Inter, kërcënon me UEFA-n. Thierry Henry: “Edhe im bir do ta kishte parë”

-Instant, Sport, Video
Henry



Emocione dhe protesta: mbrëmë nuk ka munguar asgjë në San Siro. Fitorja e zikaltërve nuk është kapërcyer nga Barcelona e as nga ish-sulmuesi Thierry Henry. Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, në fakt, skuadra e Xavit është gati të denoncojë në UEFA arbitrimin e Slavko Vincic. Pastaj blaugrana kanë ndryshuar mendje. Drejtuesit e Barcelonës mendojnë se nuk është mënyra më e mirë për të shprehur qëndrimin e tyre. Sipas tyre ka mënyra të tjera. Arbitri dhe ai i VAR Pol Van Boekel akuzohen se kanë anuluar një gol të Pedrit pas një prekje me dorë nga Ansu Fati. Pastaj nuk kanë akorduar penallti pas prekjes me dorë nga Dumfries në zonë. Barcelona, pra, ka një punë të papërfunduar me Van Boekel. Arbitri ishte gjithashtu në VAR në ndeshjen e kontestuar nga katalanasit, kundër Bayernit.

“Jam i indinjuar sepse fillimisht e anuluan golin dhe më pas nuk na dhanë penallti në një episod të paqartë”, tha Xavi. Tekniku ka treguar se si u dëmtua skuadra e tij në ndeshjen e Champions: “Do të kisha dashur të flisja me arbitrin. Fjala e duhur është indinjatë, sepse e gjithë kjo nuk ka kuptim”. E megjithatë për Vincic ai shtoi: “Në këtë moment arbitri duhet të vijë këtu dhe të flasë. Qoftë edhe për të humanizuar figurën e tij dhe ndërkohë nuk e di pse ata heshtin gjithmonë”.

Protestat nuk erdhën vetëm nga tifozët katalanas, por edhe nga disa komentatorë në televizion. Mes tyre, ish-sulmuesi francez Thierry Henry, i cili duke parë përsëritjen e aksionit, tha: “Edhe djali im do ta kishte parë atë dorë…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *