• |
ide | kryesore

Video/ Salsburg i jep vetes shpresë në Champions: Lepzig fundos Celtic

-Instant, F1, Sport, Video
Salsburg



Në pritje të Milanit, Salsburg rrit shanset për kualifikim në grupin E të Ligës së Kampionëve. Austriakët mposhtin 1-0 Dinamon e Zagrebit falë penalltisë së Okafor dhe kryesojnë përkohësisht grupin me 5 pikë. Buzëqesh edhe Leipzig, i cili bëri diferencën në pjesën e dytë, pas një pjese të parë të ekuilibruar. Celtic mposhtet 3-1, me një dygolësh të André Silva dhe një paraqitje të shkëlqyer të Szoboszlai.

GRUPI E

Salsburg ringre shanset e tij për kualifikim. Dinamo e Zagrebit mundet 1-0 falë golit të tretë radhazi të Okafor. Rasti i parë është i kroatëve me Misic, por Köhn devijon goditjen e ish-lojtarit të Spezia. Austriakët morën menjëherë kontrollin e lojës, duke qarkulluar topin dhe ritmin dhe iu afruan golit me Sučić. Livakoviç devijoi dhe pastaj Okafor gaboi mundësinë e paraqitur. Pjesa e dytë u hap me një rast për Sesko, i cili megjithatë goditi Livakovic, në tentativën e tij me kokë. Dominimi i Salsburg ishte i qartë, goli është në ajër dhe mbërriti në të 70-ën. Moharrami pengoi Ulmer për një penallti, që u transformua nga Okafor për avantazhin e asutriakëve. Kështu fiton Salsburg, duke kaluar Dinamon e Zagrebit në fushë dhe në renditje. Austriakët shkojnë në 5 pikë dhe janë kandidatë për kualifikim.

GRUPI F

Pas dy ndeshjeve të komplikuara, RB Leipzig rikthehet, duke mposhtur Celtic 3-1. Protagonistë Szoboszlai dhe André Silva, i cili shënoi një dygolësh. Gjermanët humbën menjëherë portierin dhe kapitenin Gulacsi për shkak të dëmtimit dhe vuajtën në start kundër një Celtic agresiv. Në vështirësi, megjithatë, spikati Nkunku: francezi, i premtuar për Chelsea, pa golin e avantazhit t’i anulohet. Megjithatë, në të 26′ sfida u zhbllokua. André Silva shërbeu për Nkunku, që kaloi Hart dhe firmosi 1-0. Reagimi i Celtic ishte i ndrojtur dhe Werner gati dyfishoi para rikuperimit shumë të gjatë (shtatë minuta) dhe pushimit. Në rifillimin e lojës mbërriti barazimi i papritur skocez. Gabon në largimin e topit Leipzig, Furuhashi shërbeu për Jota që barazoi 1-1. Loja është plot gjallëri dhe vendoset nga veprimet e Szoboszlai. Hungarezi pasi goditi shtyllën dhe iu anulua goli, shërbeu për André Silva golin e 2-1. I pamëshirshëm portugezi, me Leipzig që shënoi edhe golin e tretë në minutën e 77-të. Kundërsulmi i Simakan dhe devijimi i André Silva për rezultatin final 3-1. Fitore e rëndësishme për Leipzig, që rikthen shanset në grup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *