• |
ide | kryesore

Zjarr në një magazinë bujqësore në Pogradec, dëme të mëdha materiale

-Instant, Lajme, Të fundit
foto ilustruese zjarri



Mëngjesin e sotëm, një magazinë është përfshirë nga flakët në Petrushë të Pogradecit. Ndërtesa është shkrumbuar nga flakët, ndërsa në vendngjarje janë dy zjarrfikëse nga Pogradeci dhe një nga Maliqi.  Mësohet se magazina ndodhet pranë disa banesave, por ato nuk janë rrezikuar.

Nga informacionet paraprake bëhet fjalë për një magazinë bujqësore ku janë regjistruar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për të sqaruar rrethanat e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 05.10.2022, rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një magazinë frigoriferike në pronësi të shtetasit H. H. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *