• |
ide | kryesore

Video/ “Askush nuk i do?”: Napoli i mposhti në fushë, Ajax refuzoi shkëmbimin e fanellave

-Instant, Sport, Video
Ajax



Në ndeshjen e rëndësishme në Amsterdam, Napoli mposhti Ajax në Champions League me një paraqitje mbresëlënëse. E megjithatë mbrëmja e djeshme pati një episod të shëmtuar në dhomat e zhveshjes. Asnjë nga lojtarët hollandezë nuk dëshiroi të shkëmbente fanellat me ato të italianëve, që mbetën keq në dhomat e zhveshjes.

Një anëtar i stafit të të kaltërve, si zakonisht, u ka ofruar kundërshtarëve disa fanella për t’i këmbyer me ato të holandezëve: “Janë katër fanella, me cilin të rastisë. Nëse është Blind, po”. Një gjest klasik i fair play që megjithatë Ajax e refuzoi pa sportivitet. Pak sekonda më vonë magazinieri i Heshtarëve u kthye prapë duke i dorëzuar të gjitha fanellat napoletane. “Askush nuk dëshiron t’i shkëmbejë?”, pyeti përfaqësuesi i Napolit. Magazinieri holandez tundi kokën, në shenjë mohimi, siç shihet në një video të CalcioNapoli24.

Lexo më tej: Video/ Inter trimfon ndaj Barcelonës dhe kthehet në lojë: Napoli i frikshëm bën gjashtë në Amsterdam

Napoli mposhti Ajax 6-1 dhe ruajti me vendosmëri kryesimin e Grupit A. Djemtë e Spallettit kaluan në disavantazh në minutën e 9′ të ndëshkuar nga një gol me fat i Kudus. Reagimi ishte i jashtëzakonshëm, duke e përmbysur që në pjesën e parë me golat e Raspadorit, Di Lorenzos dhe Zielinskit. Në pjesën e dytë ndeshja nuk pati më histori me Raspadorin (dygolësh), Kvaratskhelian dhe golin e Simeones. Tashmë 1/8 janë një hap larg. Për të rrëmbyer kalimin do të mjaftojë një barazim të mërkurën e ardhshme në “Maradona” kundër holandezëve.

VIDEO E REFUZIMIT TË FANELLAVE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *