• |
ide | kryesore

Chelsea e dominoi me tre gola, Aubameyang habit: “Nuk e prisja një Milan kaq të fortë”

-Instant, Sport
Aubameyang

“Të them të drejtën, nuk e prisja që Milani të ishte kaq i fortë”, ka thënë në mënyrë të habitshme Pierre-Emerick Aubameyang. Fjalët e sulmuesit, në fakt, pas 3-0 që Chelsea fiksoi në Stamford Bridge ngjajnë paksa si tallje. Ish-sulmuesi kuqezi, autori i një goli mbrëmjen e djeshme, vlerësoi gjithësesi skuadrën e Piolit: “Një skuadër e vështirë për t’u përballur, ata luajnë shumë mirë në futboll. Ne patëm intensitetin e duhur për t’i mundur”.


Sulmuesi nga Gaboni ka evidentuar, ndër milanistët, aftësitë e Leaos: “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, vërtet mbresëlënës. Është shumë i shpejtë, është i fuqishëm, mund të bëjë diferencën në çdo kohë. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë përveç se është i pabesueshëm”.


Lexo më tej: Chelsea, 120 milionë euro për Leaon në javën e fundit të merkatos: ja përse zgjodhën 7 ditët e fundit të transferimeve

Aubameyang ka një të kaluar te kuqezinjtë: “Ishte vërtet e veçantë kundër ish-skuadrës sime, jam shumë i lumtur. Ne kishim nevojë për një reagim, veçanërisht para tifozëve tanë. E jemi të kënaqur me tre pikët e fituara kundër tyre. Për mua ishte e mrekullueshme. Prej një kohe të gjatë ka dashur të luaja kundër Milanit dhe dje më në fund ndodhi. Është gjithmonë bukur dhe jam shumë i lumtur”, përfundoi Aubameyang.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.