• |
ide | kryesore

Bastoni feston në Instagram, Barcelona ndihet e provokuar. Nisin kërcënimet: “Do t’i thyejmë këmbët”

-Instant, Sport
Bastoni



Fitorja 1-0 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve nuk kaloi pa polemika. Një lojë e ashpër, nervoze, e karakterizuar nga episode të shumta që i zemëruan blaugranat. Në veçanti, ishte penalltia e pretenduar për prekjen e topit me dorë të Dumfries, që nuk u akordua nga gjyqtari Vincic. Por polemikat nuk mbarojnë me kaq, sepse ndeshja e San Siros pati të tjera konflikte. Protagonist ishte Alessandro Bastoni, fajtor sipas spanjollëve se ka provokuar kundërshtarët. Mbrojtësi i zikaltërve ka bërë një postim në Instagram. Reagimi i shtypit dhe tifozëve katalanas ishte joproporcional.

POSTIMI I BASTONI

Ai ka përdorur një foto në të cilën kalon të riun Gavi duke e tërhequr zvarrë nga fanella. Në mbështetje të imazhit, mbrojtësi ka shkruar: “Fitorja e zemrës dhe e karakterit”. Një postim normal feste, por jo sipas katalanasve, të cilët e perceptuan si një provokim të vërtetë. Kjo dëshmohet nga shiu i komenteve që mbërritën brenda pak orësh. Shumë prej të cilave ishin më shumë se kërcënuese në tone.

EDHE SHTYPI IRRITOHET

Imazhi social i postuar nga Bastoni ka dalë në gazetat spanjolle. Sport madje i ka kushtuar një artikull mjaft të diskutueshëm: “Ai i lejon vetes të fryjë gjoksin pas një ndeshje në të cilën protagonist nuk ishte ai. Ishte njeriu i veshur ndryshe nga 22 lojtarët”, thuhet në artikull. E përsëri: “Bastoni duhet të ketë shkuar në dhomat e zhveshjes i mërzitur. Sepse gjëja e parë që mendoi të postonte ishte një provokim për Gavi dhe për të gjithë tifozët. Siç thonë, kur pështyn të bie gjithmonë sipër. E me ndeshjen e kthimit që do të luajmë, do të shohim nëse kjo thënie nuk do të realizohet me Bastonin”.

KËRCËNIMET

Disa tifozë Blaugrana e kanë marrë shumë personalisht postimin e publikuar nga mbrojtësi. Kështu që kanë mbërritur kërcënimet e rënda. Camilla Bresciani, mikesha e lojtarit, në disa histori në Instagram ka publikuar mesazhet private të marra: “Do t’i thyej këmbët burrit tënd – lexohet -. Jam afër shtëpisë tënde, këtu përreth. Do t’i qëlloj, ai nuk do të luajë më futboll”. Fraza për të cilat vajza nuk mund të mos komentonte me indinjatë: “Po sa të neveritshëm jeni?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *