• |
ide | kryesore

Video/ Tërmet në Olimpico, Roma befasohet nga Betis: Arsenal fantastik edhe në Europa League

-Instant, Sport, Video
Betis



Rezultate të rëndësishme në mbrëmjen e Europa League, ku nuk kanë munguar edhe surprizat. Më tronditësja është humbja në shtëpi e Romës së Mourinhos. Verdhekuqtë janë befasuar në fund nga Betis, që vazhdon të jetë me pikë të plota. Në Grupin, triumfon Arsenal 3-0 përballë Bodoe/Glimt. Fitore vendase për Fenerbahce e Rennes, ndërsa Braga e Olimpiacos rrëzohen në shtëpi.

Roma është shembur 1-2 në Olimpico ndaj Betis në ditën e tretë të Europa League dhe mbeti në vendin e tretë të renditjes në Grupin C. Verdhekuqtë zhbllokuan ndeshjen pas 34′ me një penallti të Dybala, por spanjollët barazuan në fund të pjesës së parë me Rodriguez (40′). Në pjesën e dytë ritmet ranë dhe skuadrat dukeshin thuajse të kënaqura me rezultatin. Por në minutën e 87-të erdhi goditja. Tentativa me kokë e Luiz Henrique rrëzoi djemtë e Mourinhos dhe i komplikon kualifikimin. Në fund, kartoni i kuq për Zaniolo, që do të humbasë edhe kthimin.

Lexo më tej: Video/ United shpëton ‘lëkurën’ në Qipro me përmbysje: PSV e Zvezda spektakël, Sarri bllokohet në Graz

REZULTATET

Europa League Group A
Arsenal 3-0 Bodo/Glimt
Europa League Group B
Fenerbahce 2-0 AEK Larnaca
Rennes 2-1 Dynamo Kyiv
Europa League Group C
Roma 1-2 Real Betis
Europa League Group D
SC Braga 1-2 Union St.Gilloise
Europa League Group F
FC Midtjylland 2-2 Feyenoord
Europa League Group G
Freiburg 2-0 Nantes
Olympiacos 0-3 Qarabag FK



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *