• |
ide | kryesore

Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Jolie

-Instant, Paparazzi, Slider



Brad Pitt ka reaguar ndaj akuzave të Angelina Jolie se ai ka sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat në vitin 2016.

Përfaqësuesi i aktorit i tha Page Six se pretendimet e bëra në një kundërpadi të re të paraqitur më 4 tetor janë “plotësisht të pavërteta”.Jolie pretendoi në dokumentet e gjykatës se Pitt “goditi atë dhe njërin nga fëmijët ” gjatë një mosmarrëveshjeje që ndodhi ndërsa familja po udhëtonte nga Franca në Kaliforni.

FBI hetoi Brad Pitt për abzim të dyshuar të fëmijëve në vitin 2016. Aktorja u dha autoriteteve federale foto të mavijosjeve që ajo pretendonte se kishte marrë si rezultat i sulmit të supozuar . Megjithatë, autoritetet arritën në përfundimin se nuk kishte nevojë të ndiqeshin akuza penale kundër Pitt, sipas të dhënave gjyqësore.

Burime të afërta me aktorin i thanë TMZ se akuzat e “ripërsëritura” të Angelina  janë një përpjekje për të larguar fëmijët nga babai i tyre. Ish-çifti i cili u martua në gusht 2014 kanë 6 fëmijë :Maddox, Pax,  Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.

Sipas tyre, pretendimet u bënë në përgjigje të një padie që Pitt ngriti kundër saj për kantinën e verës. Ajo rrëfeu se Brad  u përpoq ta detyronte atë të heshte mbi sulmin fizik dhe emocional. Si rezultat ata do të arrinin  një marrëveshje në lidhje me shitjen e Château Miraval, por ajo nuk pranoi./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *