• |
ide | kryesore

Britney Spears reagon ndaj faljes publike të mamasë së saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka reaguar së fundmi ndaj faljes publike të mamasë së saj, Lynne.

“Për 13 vjet, më duhej të takohesha me mjekë çdo javë për të kujtuar të kaluarën time, gjë që më bëri më keq”,tha ajo. Spears shtoi se mamaja e saj nuk e mbrojti pasi babai e futi ‘në një pavijon psikiatrik’.

“Mami merre faljen tënde dhe zhduku. Dhe për të gjithë mjekët, uroj që të digjeni në ferr!!!”, përfundoi Spears duke shtuar një foto me një citim nga shkrimtarja Rita Mae Brown ku shkruhej: “Një nga çelësat e lumturisë është një kujtim i keq”.

Lynne javën e kaluar komentoi në një nga postimet e mëparshme të artistes në lidhje duke i kërkuar falje për dhimbjen që i ka shkaktuar.

“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde..Kam vite që më vjen keq. Unë të dua shumë dhe më mungon! të lutem më zhblloko që të mund të flasim personalisht Britney, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!”, shkroi mamaja e saj./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/26/britney-spears-akuzon-serish-familjen-e-saj-krahason-veten-me-jlo/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *