• |
ide | kryesore

Centrali bërthamor i Zaporizhias shpallet pronë federale e Rusisë

-Instant, Arkiva, Planet
bërthamor



Presidenti Vladimir Putin urdhëroi më 5 tetor, që të merret kontrolli i plotë i centralit bërthamor të Zaporizhias.

Kjo është një nga lëvizjet e tij të para për të vendosur sundim mbi zonat e Ukrainës. Zona që Rusia i ka shpallur si të sajat.

Urdhri erdhi pas nënshkrimit të dekreteve për aneksimin e katër rajoneve ukrainase. Ato kontrollohen pjesërisht nga Moska.

Pas nënshkrimit të dekretit që përcakton centralin bërthamor si “pronë federale” ruse, Putin tha se pret të “stabilizohet” situata në këto rajone.

Rusia ka shpallur aneksimin e rajoneve ukrainase të Luhanskut, Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhias, pasi në këto rajone u mbajtën referendume të rreme. Situata mund të përshkalllëzojë shpejt, pasi Putin me aneksimin tani do t’i vërë kapakun luftës në këto rajone, ndërsa ukrainasit po bëjnë përpjekje për t’i marrë sërish.

Lexo më tej: A do ta tërheqë këmbëzën e Vladimir Putin? Flasin analistët bërthamorë 

Lexo më tej: Ukraina nuk ndalet, thyen forcat ruse në rajonet e aneksuara 

Lexo më tej: Borrell: Një rend i ri po krijohet në Europë pa Rusinë 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *