Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndodhet në presidencë. Ky takim vjen në kuadër të takimeve konsultative të presidentit Bajram Begaj përpara se të caktojë datën e zgjedhjeve vendore. Ditën e sotme, presidenti do të presë në orën 11:00 Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën. Më herët, presidenti Begaj ka zhvilluar takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Po ashtu përballë Begajt është paraqitur edhe Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësues të opozitës.

Zgjedhjet vendore të 2023 priten të mbahen nga periudha 14 prill-14 maj. PD-ja e Berishës dhe mazhoranca kanë rënë dakord për 14 majin. Një datë e tillë është propozuar edhe nga KQZ. Ndërsa Enkelejd Alibeaj është i vetëm, me kërkesën që gara për bashkitë të mbahen sa më shpejt.