• |
ide | kryesore

Di Maria e Vlahovic i shpëtojnë mirë grabitësve: policia eliminon një vjedhje me armë në shtëpinë e juventinit

-Instant, Sport
policia



Policia parandaloi një grabitje në shtëpinë e Angel Di Maria. Argjentinasi ishte në shtëpi e tij, bashkë me shokun e skuadrës së Juventus, Dusan Vlahovic, kur ndodhi tentativa për grabitje. Policia ka ndërhyrë sapo ka rënë alarmi dhe pasi ka penguar vjedhjen, ka arrestuar një nga grabitësit.

Sipas asaj që mësohet, një bandë kriminelësh tentoi të hynte në vilën e sulmuesit argjentinas. Vila ndodhet rrëzë kodrës së Torinos, në zonën e Gran Madre. Njëri prej grabitësve u arrestua pas një ndjekje mjaft të detajuar nga patrullat e policisë, që e ndaluan brenda një makine. Disa dëshmitarë, raporton La Repubblica, kishin dëgjuar britma pastaj disa zhurma që dukeshin si të shtëna. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë konfirmim se ka patur të shtëna me pistoletë.

Lexo më tej: Video/ ‘Mascherano i ri’ arrestohet për grabitje të armatosur: hyri në shtëpi për të vjedhur me fanellën e PSG-së

Grabitësit u ndaluan para se të largoheshin me plaçkën, falë shërbimit të sigurisë së rezidencës së lojtarit. Sinjali raportoi se grabitësit kishin hyrë në kopsht, duke kapërcyer gardhin. Në atë moment është thirrur policia dhe efektivët e policisë kanë mundur të parandalojnë vjedhjen dhe kanë kapur një nga anëtarët e bandës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *