• |
ide | kryesore

E mundi Juventusi, Adani nuk lë gjë pa thënë kundër klubit të Serie A: “Është skuadra më e keqe, ç’nderoi futbollin”

-Instant, Sport
Adani



Lele Adani ka sulmuar ashpër Bolonjën. Ish-mbrojtësi, tani një komentator televiziv, analizoi ndeshjen fundjavën e kaluar mes kuqebluve dhe Juventusit në Bobo TV. Në stadiumin Allianz, skuadra e Massimiliano Allegrit u rikthye te fitorja. Filip Kostic, Dushan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik nënshkruan suksesin për bardhezinjtë. Nga ana tjetër, kriza e Bolonjës vazhdon dhe Adani është i pamëshirshëm me klubin emilian.

Ish-mbrojtësi e ka nisur analizën e tij duke uruar bardhezinjtë. Skuadra torineze bëri një ndeshje të shkëlqyer: “Është një skuadër shumë e fortë, nga pikëpamja e kompaktësisë. U tregua e aftë. Më pëlqeu gjithçka, respekt për llojin e ndeshjes që bëri Juve”.

Ai nuk mund të bëjë të njëjtën gjë me kuqeblutë. Sipas Adanit, Bolonja ka ç’nderuar futbollin: “Bologna ishte e turpshme, ç’nderoi futbollin. Dukej sikur ishin takuar vetëm në mëngjes, ndërsa kanë dy ose tre javë që punojnë së bashku, duke qenë se u shkarkua Mihajlovic”.

ADANI: “ËSHTË SKUADRA MË E KEQE NË SERIE A”

Tekniku serb u shkarkua në fillim të shtatorit, pas tre vitesh e gjysmë në stolin e klubit emilian. Në vend të tij erdhi Thiago Motta, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024. Ndryshimi, megjithatë, sipas ish-mbrojtësit nuk çoi në asgjë. Për momentin, për Adanin, Bolonja është klubi më i keq në Serie A: “Ndryshimi nuk solli asgjë. Pati frikë të luante në shtëpinë e një skuadre me stadium bosh, që ka kritika nga të gjithë dhe nuk mund të dominojë lojën. Bolonja sigurisht që duhet të bëjë mea culpa dhe të gjejë veten. Sepse në këtë moment janë skuadra më e keqe në Serie A për sa i përket lojës”.

I takon tani Bolonjës të ndryshojë mendjen e ish-lojtarit. Skuadra e teknikut Motta do të ndeshet me Sampdorian për javën e nëntë të kampionatit. Një sfidë mbijetese për të dyja skuadrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *