• |
ide | kryesore

I dënuar me 25 vjet burg në Itali, arrestohet në Durrës Edmond Kanakçiu

-Instant, Lajme, Të fundit
arrest, polici, pranga



Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të dënuar me 25 vjet e 8 muaj burg në Itali. Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç. Autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali e kanë dënuar 55-vjeçarin me 25 vjet e 8 muaj burgim. Ai u dënua për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Gjykata ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatat”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës. Autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali kanë dënuar 55-vjeçarin me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ata kanë kanë lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *