• |
ide | kryesore

Inceneratorët/ “Skandali më i madh i korrupsionit në historinë shqiptare”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bllako, skandali



Rasti është skandali më i madh i korrupsionit dhe financiar në historinë shqiptare. Kështu e cilësonte media e njohur pranë Brukselit, Euractiv, skandalin e inceneratorëve. Ky cilësim u bë nga Euractiv pas arrestimit të Alqi Bllakos. Ish-deputeti socialist u lirua sot nga burgu për të shkuar në “arrest shtëpie”.

Euractiv në shkrimin me titullin “Arrestohet përfundimisht deputeti shqiptar në skandalin e qeverisë” argumenton se Alqi Bllako u arrestua si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, një skandal qeveritar me 430 mln euro.

Shkrimi i plotë nga Euractiv:

Autoritetet në Tiranë kanë arrestuar tashmë Alqi Bllakon, një ish-deputet socialist, për përfshirjen e tij të dyshuar në një skandal qeveritar prej 430 milionë eurosh.

Ditët e fundit për Bllakon është lëshuar një fletarrest, ai ka dhënë dorëheqjen duke i hequr imunitetin dhe tani më në fund është arrestuar.

Akuzat kanë të bëjnë me kohën e tij si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Kur dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-ministrin Lefter Koka, gjithashtu i arrestuar, për përvetësim parash.

Ai besohet se ka përvetësuar 120 mijë euro si pjesë e një skeme prej 430 milionë eurosh.

Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama si trurin e kësaj afere. Dhe i ka kërkuar vazhdimisht SPAK-ut të hetojë liderin shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët që nga viti 2014 kanë udhëhequr procedurat për dhënien e çmimeve të kompanive të sapokrijuara, pa eksperiencë, të gjitha në pronësi të të njëjtëve —tre kontrata koncesionare për inceneratorët e mbetjeve. Rama ka mohuar me forcë çdo keqbërje.

Ata që qëndrojnë pas kompanive janë në kërkim dhe në arrati. Ndërkohë, qeveria vazhdon t’i paguajë ato sipas kushteve të kontratës, ku Rama thotë se do të ishte shkelje e kontratës.

Rasti është skandali më i madh i korrupsionit dhe financiar në historinë shqiptare, i dyti pas rënies së skemave piramidale të mbështetura nga qeveria në 1997, të cilat ndezën luftën civile.



11 Comments

  1. Vend i çudirave ku çudite nuk çudisin askend .
    Relativizoje , baltose , persendyje dhe afera e inceneratoreve qe eshte nje megaskandal ku i gjithe shteti eshte i kapur gafil kthehet ne nje çeshtje ordinere . Nje superhajdut si i gjati ine ose me sakt nje i marre po marros nje komb te tere . Edhe sa do durojme o vellezer ? A nuk mendoni se revolucioni eshte e vetmja zgjidhje ? Kush e do kete vend eshte per revolucion . Une jam per revolucion te dhunshem , ndryshe prangat aty jane , nuk na i heq njeri .

  2. Ky eshte fundi dhe deshtitmi total i shtetit dhe dorezimi i tij ne duart e hajduteve , krimit dhe krimineleve te ketij vendi . Rrofshin patronazhistet , derjtesia e re dhe antishqiptaret .

      1. Hej po Meta ca beri me ate muhabetin qe iu thoshte njerezve te mos blinin apartamente tek ai investimi i madh ne Durres?! Sikur s’eshte ndjere me. E tha nje here ai, e kapen mesazhin ata. U mbyll ai muhabet.

          1. Jo mo vlla. E ka mesuar opozita nga Palloshi. Ty te duket se opozita po kerkon te fitoje zgjedhjet?! Opozita eshte per bukuri te zotit… ne opozite. Biznesi shkon per mrekulli. Me perjashtim te ketyre te inceneratoreve qe e kane qelb fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *