• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë zjarri në makinë, në pranga 21-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



21-vjeçari i identifikuar si Ergest Beqiraj është arrestuar nga policia e Tiranës. I riu ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Bashkë me të riun, tek rruga e Kavajës u arrestua edhe një 31 vjeçar që ishte me të për moskallëzim krimi. 21-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi  i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Beretta”.  Operacioni, nga Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.  Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Beretta”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi I. P., 31 vjeç, banues në Vorë, i cili shoqëronte shtetasin E. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *