• |
ide | kryesore

Lirimi i Bllakos, PD: Rama e çoi në konvaleshencë pasi u sigurua se nuk do të ‘këndonte’ nga qelia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për lirimin e ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve. Në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia.

Deklarata e plotë

Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia. Deputeti socialist, i përfshirë në aferën e inceneratorëve me këmbët e veta dhe të të atit, por me kokën dhe trurin e Edi Ramës, pas 6 muajve në qeli, sot është dërguar në shtëpi.

Vetëm pasi ka dhënë garanci se nuk do të fliste dhe t’i prishte punë partisë dhe udhëheqësit. Vetëm pasi kupola ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë turku’, atë të Klodian Zotos.

Ligjërisht, ndryshimi i masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak” ndodh për një nga këto arsye:

1. I arrestuari nuk përbën rrezik largimi nga vendi;

2. Nuk është në pozitë për të prishur provat;

3. Ka arsye shëndetësore;

4. Nuk ka rrezik të përsëritjes së veprës penale.

LEXONI EDHE: Argumentet përse Alqi Bllako i inceneratorëve u lirua nga burgu

Gjashtë muaj pas arrestimit me akuzat e “shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit”, gjykatësit kanë vendosur se Bllako nuk përbën rrezik, as për ikje nga vendi, as për prishje provash, dhe as për përsëritje të veprës penale.

Duke harruar, ose bërë sikur, një element tejet të rëndësishëm: tre bashkëpunëtorë të Bllakos, Mërtiri-Gugallja-Zoto, sot janë ende në kërkim. Po ashtu ata vazhdojnë “ta përsërisin veprën penale” duke marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë miliona euro të cilat u derdhen në llogaritë bankare, edhe pse janë në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj, alibia që gjendet për Bllakon është një farsë. Ashtu siç është farsë edhe i gjithë procesi hetimor i inceneratorëve, i cili nuk prek trungun, por shkund vetëm gjethet. Kokat e aferës janë të lirë dhe vendosin se, kush hyn dhe kush del në burg, kush arratiset dhe kush shpallet në kërkim, apo kush e bën burgun e lehtë nga shtëpia.

Kokat dhe përgjegjësit e vërtetë janë: Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj.

Alqi Ballko është vetëm ‘ushtari Rajan’, i mbetur në kryqëzimin e zjarrit të një drejtësie që bën sikur heton e dënon, dhe të korruptuarve dhe korruptuesve të mëdhenj në majën e kupolës qeveritare, i rezervon qetësinë që rrjedh prej kontrollit total të drejtësisë.

Alqi Bllako është sinjali që kjo kupolë u dërgon bashkëpunëtorëve në krim, të cilët, edhe pse kanë marrë miliona, mund të konsiderohen “hajdutë të vegjël” e të padëmshëm.

Kupola u thotë se dikush duhet të bëjë burg, dikush duhet ta marrë një goditje për partinë dhe udhëheqjen. Por, në fund, partia kujdeset për ty. Mund të ta kthejë “arrestin me burg” në “arrest shtëpie” ose, edhe po u dënove, mund të mos bësh me shumë se 2-3 vjet. 2-3 vjet për dhjetra miliona euro, ia vlen në fund të fundit.

Ky është pakti mes atyre që ju vjedhin dhe ju tallin, ky është kodi i Omertas së mafias në pushtet.

Kapja, burgosja dhe të çuarit në shtëpi të Alqi Bllakos, është një tjetër provë se mafia vetëm ripozicionohet, por nuk ndëshkohet.

Në fakt, nuk ka si të jetë ndryshe!

Mafia është vetë shteti.

Shteti është Edi Rama.

Është ai që i merr vendimet.



21 Comments

  1. O PD-ja nuk jua jep njeri gjoben! Fiksojeni.

    Dhe pirdhi, pirdhi per inceneratoret se nuk ju beson njeri. E keni demaskuar veten.

    Ju kemi shpartalluar! Jua kemi shqyer sumen! Por edhe leke ju kemi dhene kur kemi dash. Tani jeni bucet tona.

  2. skeni pse kapeni pas te tillave ndodhive po ec mbroni veten ose thoni naj llaf te yhajrit e naj projekt per te miren e shqiperise

    1. Po ik o Kellici (Krrici), koker legeni qe manipulove zgjedhet e kryetarit te FRPD-se.

      Dukesh sikur ke ardhur dje nga Arabia Saudite!

    1. per ju kurvat e ps per nji llamp vdes ne burg per hajdut qe vjedhin miliona del nga burgu kjo eshte drejtesia e fares se keqe

  3. Zv. presidenti i Partisë Socialiste Evropiane e konfirmon: Ilir Meta nuk është më i dëshiruar në kongresin tonë, është aleat me Berishën

  4. Ai ju qi Robt e shtepise duhet te rrije mes familjeve tuaja.
    Burgu per burrat Jo per bythqimat.
    Pershendetje gjindje letyre fshatare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *