• |
ide | kryesore

Masakër në Tajlandë/ Vriten 36 persona në një sulm me armë

Arkiva, Planet
tajlandë



Masakër në Tajlandë. Si pasojë e një sulmi me armë, kanë humbur jetën të paktën 36 persona dhe u plagosën 12 të tjerë. Viktimat e sulmit përfshijnë 23 fëmijë, 4 zyrtarë dhe një grua shtatzënë. Sulmi ndodhi në një kopësht.

“Personi i armatosur, i identifikuar si Panya Kamrab, kishte qenë në një seancë gjyqësore për një akuzë për drogë përpara se të niste sulmin e tij”, u tha gazetarëve një zëdhënës i policisë. Autori i masakrës është një ish-polic.

Policia tajlandeze u kërkon njerëzve që të mos ndajnë foto dhe video të të shtënave dhe viktimave në mediat sociale.

Në rrjete po qarkullojnë pamje tejet sensitive dhe imazhe që supozohet se janë nga vendi i ngjarjes. Sulmi makabër ndodhi në në Nong Bua Lamphu, Tajlandë.

Gjenerali Achayon Kraithong thotë se ndarja e një materiali të tillë ka të ngjarë të ndikojë në shëndetin mendor të njerëzve.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qarkut Nong Bua Lamphu. Mediat lokale kanë postuar një apel për njerëzit që të dhurojnë gjak, dhe spitali tani thotë se ka furnizime të mjaftueshme.

Lexo më tej: Gjykata në Tajlandë pezullon kryeministrin nga detyra 

Lexo më tej: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama 

Lexo më tej: Trondit Rama, thotë se u bë gati të fusë në luftë NATO-n me Iranin 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *