• |
ide | kryesore

Një ministër i dorëzon dorëheqjen Albin Kurtit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Rifat Latifi të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë deri sot, kirurgu i njohur edhe në SHBA, Rifat Latifi, e mbylli tentativën e tij për të përmirësuar shëndetësinë e Kosovës duke i dorëzuar sot mbi tavolinë letrën e dorëheqjes kryeministrit Albin Kurti.


Latifi nuk u prononcua vetë, por qeveria e “nxorri” në media letrën e dorëheqjes.


“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që nga sot më datën 6 tetor, 2022”.

Nuk dihet saktë cilat ishin arsyet që Latifi që e bëri këtë hap, por tashmë mbetet të emërohet pasuesi i tij.


1 Comment

  1. Dhe nuk po e kuptoja perse po ndjeja dicka ketu poshte. Dicka eksituese. Qe levizte.

    Tani e kuptova. Fale ketij lajmi.

    Faleminderit Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.