• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për sherrin në Vlorë (pamje nga vendngjarja)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sherrin



Policia ka dhënë detaje për sherrin që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Vlorë. Nga përplasja mes disa personave kanë mbetur 3 të plagosur me thikë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”.

Të njëjtat burime thanë se dyshohet se Mexhit Arapi, 40 vjeç si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me thikë Ervis Sejko, 35 vjeç dhe Kevin Nuredinit, 23 vjeç. Dy të rinjtë, banues në Vlorë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë edhe autorin e ngjarjes.

Edhe 40-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital pasi mësohet se edhe ai ka lënduar veten e tij në sherrin me 2 të tjerët. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *