• |
ide | kryesore

Prokuroria shpërfill padinë e Metës për Autoritetin e Dosjeve: S’ka vepër penale!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit pas kallëzimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikimet përkatëse që parashikon ligji proceduarial penal dhe që lidhen në rastin konkret me marrjen e deklarimeve përkatëse në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, të antarëve të AIDSSH-së ndaj të cilëve drejtohet ky kallëzim penal. Por, në përfundim, Prokuroria thotë se nuk gjendet para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, pasi nuk konstaton vepër penale.

Njoftimi:

Prokuroria së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për disa vepra penale. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Ilir Metaj dhe materialit të ardhur nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar kallëzimin penal nr.11409 dt.06.09.2022. Gjatë kësaj periudhe janë kryer verifikimet përkatëse që parashikon ligji proceduarial penal dhe që lidhen në rastin konkret me marrjen e deklarimeve përkatëse në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, të antarëve të AIDSSH-së ndaj të cilëve drejtohet ky kallëzim penal. Kallëzuesi ka paraqitur pretendimin e tij mbi rastin konkret, ashtu sikurse të kallëzuarit kanë parashtruar procedurën e ndjekur në një rast të tillë, por dhe procedurën që duhej të ndiqte kallëzuesi në një rast të tillë, ndonëse nga kallëzuesi është çmuar se veprimet e antarëve të AIDSSH-së janë kryer në kundërshtim me ligjin. Në vlerësimin tonë, nisur nga çka përmban kallëzimi penal nr.11409 viti 2022 dhe për më tëpër baza ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), bën të mosgjendemi para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, që lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale. Pra, ekzistojnë rrethana që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal, rrethana këto të parashikuara nga neni 290/1 germa “ç“ të K.Pr.Penale. Sa më sipër, në mbështetje të nenit 291/1/2 të K.Pr.Penale, më datë 21.09.2022 është vendosur mosfillim i procedimit penal.



12 Comments

  1. Bravo Prokuroria.

    Njesoj si do ta shperfillim ne votuesit kete kokerr legeni ne zgjedhjet e ardhshme.

    1. O Bushat, more vesh gjë për Metën?
      – Nuk e pranuan në Evropë. I thanë sa të jesh më koalicion me plakun Salë, nuk ke vënd në Europë.
      Pse nuk e jep si lajm?

  2. Zv. presidenti i Partisë Socialiste Evropiane e konfirmon: Ilir Meta nuk është më i dëshiruar në kongresin tonë, është aleat me Berishën,spiunet mbrojne spiunin metaj

  3. Argumenti qe Meta nuk ftohet mes socialisteve dhe progresisteve (perkufizim i fabianisteve) per shkak te mbeshtetjes ndaj Berishes, duket si gjetje e Fuges ne Tirane.

    Qe kur e kane shpallur armik Berishen keta dhe Filibeck nuk e kish njoftuar me pare?!

    Si qytetare shqiptare duhet te dergojme tek Filibeck-u edhe listen e shqiptareve qe pijne kafe me Berishen qe te merren masa ndeshkimore ne Kongresin ne Berlin.

  4. Ju morrat mavi keni te drejte ta shani Liken pasi ju solli ne pushtet. Ngjalen ne bythe e hengret por ju se keni problem pasi e keni ngrene turpin me buke me kohe dhe sju ben me pershtypje bile e keni kthyer ne normalitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *