• |
ide | kryesore

“E bëj por vetëm me një kusht”: Wanda Nara gati të rrëfejë jetën e saj, me dy futbollistët, në një reality show

-Instant, Sport
reality show



“Wanda Nara ka marrë një propozimin për të treguar historinë e saj në një reality show”. Lajmi është zbuluar nga Gente, një portal argjentinas, i cili raporton edhe fjalët e Guido Zaffora: “Telefe dhe Paramount i kanë ofruar Wanda Nara të njëjtën gjë që bëri Pampita, të tregojë historinë e jetës së saj. Si i është përgjigjur Wanda Telefe-s? Që propozimi është perfekt por me një kusht: që të jenë edhe Maxi Lopez dhe Mauro Icardi”, shpjegoi gazetari i cili më pas shtoi: “Njëri prej dy ish-burrave është dakord tashmë dhe tha po, Maxi Lopez. Ndërsa Icardi them që me 95% do të thotë po”.

Një situatë e ndërlikuar, duke qenë se argjentinasja, siç raportohet nga shtypi i Amerikës së Jugut, kishte dërguar kërkesën për divorc në Itali. Mauro Icardi, pasi mësoi lajmin, fluturoi menjëherë për në Argjentinë. Gazetari Ángel de Brito, përmes llogarisë së tij në Twitter, zbuloi detaje të tjera: “Lojtari u shfaq befasisht. Wanda nuk e la të hynte pasi dëshironte që avokati i saj të ishte i pranishëm. Ai mendonte se do ta fitonte përsëri gruan”.

Lexo më tej: Zyrtarisht të divorcuar, por Wanda Nara e Icardi diçka fshehin. Dalin mesazhet: “Të dua Toxi”

Një lëvizje e dëshpëruar e sulmuesit që për momentin duket se nuk ka funksionuar. Menaxherja e lojtarit të Galatasaray duket e vendosur të divorcohet, por ky reality show mund të ndryshojë gjithçka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *