• |
ide | kryesore

Renditja/ FIFA ka Brazilin favoritin kryesor në Katar: një pikë në dy ndeshje nuk i prish punë Shqipërisë

-Instant, F1, Sport
FIFA



Një muaj para Botërorit, FIFA legjitimon Brazilin si favoritin kryesor për triumfin në Katar 2022. Pikërisht kështu, sepse 5 herë kampionët e botës janë të parët në renditjen e përmujashme të FIFA-s. Sukseset e Brazilit e kanë mbajtur formacionin e Tites në vendin e parë, i ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina.

Në 10 vendet e para, vetëm Italia ka arritur të ngjitet me një pozicion, duke parakaluar Spanjën. Nga një anë fitoret ndaj Anglisë dhe Hungarisë. Në tjetrën, kualifikimi në Final Four të Nations League në Ligën A kanë bërë diferencën.

Lexo më tej: Video/ Gafat e shpeshta, demoralizimi dhe e ardhmja e teknikut Reja: “Vetëm Zoti e di çfarë do të ndodhë”

Pozicion i njëjtë, edhe pse pikët janë më pak. Nations League për fat nuk ndikon në renditjen FIFA, pavarësisht se rezultatet e Shqipërisë ishin zhgënjyese. Me një humbje e një fitore, kuqezinjtë vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e 66-të, pa asnjë ndryshim nga muaji gusht, edhe pse pikët janë më të pakta. 1354.11 është pikavarazhi actual, -7.70 më pak se ai i muajit të kaluar, që regjistronte 1361.81. Kombëtarja e Rejas humbi në Izrael 1-2 dhe barazoi më pas në shtëpi 1-1 me Islandën, e befasuar në minutën e fundit shtesë nga një kundërshtar me 10 lojtarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *