• |
ide | kryesore

Sherr mes të rinjve në Vlorë, 3 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sherr vlore rinjve

Një sherr masiv mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Vlorë. Ata janë përplasur me thika dhe sende të forta.


Burime nga policia thanë se të paktën 3 persona janë plagosur. Ata janë dërguar në spital ku po marrin kurim. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia.


Mësohet se ka qenë një 40-vjeçar që ka qëlluar me thikë 2 të rinj, por ka lënduar edhe veten në sherr. Nuk dihen motivet e përplasjes mes të rinjve. 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.