• |
ide | kryesore

Sulmet kibernetike, Xhaçka: Ndodhin edhe në SHBA, sistemet janë tërësisht funksionale

-Instant, Lajme, Të fundit
Xhaçka



Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur në Kuvend për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, duke theksuar se sistemet janë funksionale.

Ajo tha se investimet e bëra kanë ndihmuar që të dhënat të mos cenoheshin, ndërsa bëri thirrje për bashkim përballë kësaj situate.

“Dëgjova të thuhet që janë hedhur dëm miliona euro nga qeveria sepse kapacitete mbrojtëse nuk ka.

Të gjithë jemi dëshmitar se pavarësisht masivitetit të sulmit, sistemet jo vetëm që nuk u shkatërruan, por janë tërësisht funskionale. Si mund të thuhet që kapacitete tona të mbrojtjes kibernetike nuk funksionojnë dhe të thuash që janë hehdur para kot, kur të dhënat nuk janë cenuar.

Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian dhe nuk është gjithnjë e mundur të parandalohet. Edhe garës së armatimeve brenda kësaj hapësire, ku hakerat do tentojnë të gjejnë dobësitë e vendeve dhe të sulmojnë.

Rezultati i këtij sulmi do të kishte qenë shumë ndryshe nëse nuk do të kishim investuar edhe aq sa kemi investuar për mbrojtjen e tyre.

Sistemet tona rezistuan, ky është fakt dhe sot janë tërësisht funksionale. Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi që të ishte aq efikase sa ishte pavarësisht sulmit masiv. Ajo që dua ti jap të drejtë kolegëve, është nevoja për të bërë më shumë në këtë drejtim. Jemi duke bërë pikërisht këtë, po punojmë me aleatët tonë të BE dhe të NATO-s. Ky është moment delikat që thërret për bashkim sepse vendi ynë është bërë pre e një agresioni të pajustifikuar”, tha Xhaçka.



9 Comments

  1. Po moj po , behen edhe filma
    Por ne amerik e bejne armiqt ndersa ketu e bejme vete
    Ne amerike ata vetmebrohen ndersa ketu ne i ndihmojme

  2. Absurde! E dijme te gjithe qe u paguan shume me teper per konsulente e per specialiste te fushes sepse sistemi nuk ishte ne rregull. Ja thoni kete edhe Beqjes dhe Mikut te tij te ngushte, Sokolit. Sistemet tona shkuan ne fund..dhe vetem ndrhyrja e specialisteve amerikane i nxorri nga balta..Per te mos llogaritur qe kushedi sa te dhena kane rrjedhur e sa deme kane patur nga manipulimet neper llogari bankare..

  3. Relativizojne cdo deshtim, duke thene se keshtu ndodh edhe ne SHBA e BE, por ne gojen e investitores strategjike, Ministres Xhacka, ky refren duket qesharak.

    Nese eshte nje gje e zakonshme hakerimi i sistemit ne bote, perse u angazhua ShBA me FBI e Mikrosoft dhe perse iu vune sanksione te reja Iranit?!

    Per me teper, perse Kryeministri permendi Nenin 5 mbi angazhimin e NATO-s kunder cdo sulmi, qofte edhe kibernetik, ndaj cdo anetari te saj ?!

    Sa mire qe Parlamentin e kemi te enjten dhe nuk perkon me Portokalline e se dieles, se keshtu qeshim me shume…

  4. Shoqja e organizume Olta, pervec asgjeje tjeter qe nuk ben ne punet e shtetit te pakten bej nje pune falas: thuaji atij te gjatit tend se dje na theu zem’b’ren duke thene qe kishte shpetuar dynjane duke mos futur ne lufte Nato-n me Iranin per shkak te “sulmit qi-bernetik”.
    Sa per sistemet dhe sherbimet e pame qarte sa bythe keni dhe sa e keni degjeneru lekun/euron/dollarin per te r-rujt keto sistem e sherbime.
    Nuk jeni fatkeqesi kombetare por JENI USHUNJEZA
    Ah thuaji meleaminit te beratit, investi-qi-torit strate-qi-k te beje ndonje dekllarate per shtip

  5. E vetmja gje qe nuk ndodh kudo eshte qe dikush te ike nga nje vend si usa per me fillu pune ne nje vend tjeter si deputete/ministre ku paguhet 10x me pak dhe te jetoje 10x me mire se ne usa. Vetem ne rilindje ndodh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *