• |
ide | kryesore

Turku Ozer sot në gjyq, shqyrtohet kërkesa e ekstradimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Faruk Fatih Özer, ozer, turku, gjykata, kriptomonedhat, arrestim



Ka dalë sot para gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer. Ai akuzohet se ka fituar 2 miliardë $ nga mashtrimi me kriptomonedhat.

Seanca gjyqësore nisi në orën 14:00, ku do të diskutohet kërkesa mbi ekstradimin e tij drejt Turqisë.

I riu u arrestua më 30 gusht të këtij viti teksa ishte duke pushuar në plazhin e Himarës. Shtetasi turk, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, mbylli papritur aktivitetin. Ngjarja ndodhi në prill të vitit të kaluar. Ai e mbylli aktivitetin pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh. Paratë ishin grumbulluar nga 391 mijë investitorë.

Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara. Ndërsa Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti në vitin 2021, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

I riu turk, kishte mbërritur në Shqipëri më 20 prill 2021, përpara se autoritetet e vendit të tij të viheshin në lëvizje. Një ditë më pas, në platformën Thodex, investitorët lexuan një njoftim të pazakontë për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit “për shkak të një investimi të rëndësishëm”. Ky njoftim, i vuri ata në alarm, pasi nuk u mundësohej më qasja në portofolet e tyre. Më 23 prill 2021, autoritetet turke arrestuan 62 persona të lidhur me Thodex, dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.



2 Comments

  1. Po bakshpunetoret shqiptare e cifut kur do denohen ?
    A ka hetime per mashtrim shqiptare sh nga Ozeri turk ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *