• |
ide | kryesore

Video/ United shpëton ‘lëkurën’ në Qipro me përmbysje: PSV e Zvezda spektakël, Sarri bllokohet në Graz

-Instant, F1, Sport, Video
United



Manchester United përmbys ndeshjen ndaj Omonias, 3-2 në fund, duke i shpëtuar polemikave në Europa League. Golave të Ansarifard dhe Panagiotou i janë përgjigjur Rashford (dygolësh) e Martial. Po në grupin E, Real Sociedad buzëqesh 2-0 përballë Sheriff. Në grupin e Romës, Ludogorets barazoi 1-1 me HJK. Ndërsa ndeshja e shtyrë për shumë minuta mes Malmos (0) dhe Union Berlin për përplasje të tifozëve, përfundoi me fitoren 0-1 të gjermanëve (3). Dy formacionet mbeten të fundit në Grupin D.

Në ditën e tretë të Europa League, Lazio nuk shkoi përtej 0-0 në Sturm Graz në Grupin F. Në Merkur-Arena ishte një ndeshje e luftuar por me pak raste shënimi. Ekipi i Sarrit u bë i rrezikshëm vetëm në fund, sapo e pa veten në epërsi numerike për kartonin e kuq të Gazibegovic. Pedro dhe Immobile kishin mundësitë më të mira për Lazion. Qendërsulmuesit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Dy skuadrat mbeten të bashkuara në renditje pas tre ndeshjeve të para, me nga 4 pikë.

Spektakolare 1-5 me të cilin PSV likuidoi Zyrih në transfertë. Holandezët janë të parët me 4 pikë, në pritje të Arsenal. Mbyllet pa gola ndeshja e Grupit C mes Helsinkit e Ludogorets. Tissera kaloi miqtë në avantazh në minutën e 10, u përgjigj Përparim Hetemaj në minutën e 55. Triumf në transfertë për Real Sociedad në Grupin E. Baskët u imponuan 0-2 në Tiraspol përballë Sheriff me Silva dhe Elustondo në fillimin e pjesës së dytë. Spanjollët mbeten në krye me pikë të plota, të ndjekur nga United me 6. Për Grupin H fitore vendase për Crvena Zvezda dhe Monaco. Serbët e vendit të fundit (3) mposhtën 4-1 Ferencvaros kryesues. Përfiton Monaco, që mposhti Trabzonspor (3) dhe arrin hungarezët me 6 pikë.

REZULTATET

Europa League Group A
FC Zurich 1-5 PSV Eindhoven
Europa League Group C
HJK Helsinki 1-1 Ludogorets Razgrad
Europa League Group E
FC Sheriff 0-2 Real Sociedad
Omonia Nicosia 2-3 Manchester United
Europa League Group F
Sturm Graz 0-0 Lazio
Europa League Group H
FK Crvena Zvezda 4-1 Ferencvaros
Monaco 3-1 Trabzonspor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *