• |
ide | kryesore

Del dosja e vëllezërve Beqiraj/ Ndjekja, përplasja dhe rrëmbimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vëllezërve beqiraj



Kanë dalë te enjten përpara gjykatës së Durrësit, Indrit dhe Gentian Beqiraj. Rrëfimi i vëllezërve çoi në arrestimin e 12 peronave të tjerë.

Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë. Gjykata caktoi masën “arrest me burg pa afat” për Gentjan dhe Indrit Beqiraj. E njëjta masë u dha edhe për Flamur Bejkon, ish-policin e burgjeve. Sipas rrëfimeve të dy vëllezërve ai kishte porositur vrasjen e dy personave.

Për 10 nga të arrestuarit, togat e zeza vlerësuan caktimin e masës “arrest me burg me afat 45 ditor”. Ndërsa për Fatjon Hajdarin gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për mungesë provash.

“Unë nuk kam lidhje me ata. Ngaqë jetoj në një shtëpi me vëllain, më morën dhe mua” – tha ai. Trupi gjykues hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për të shpallur moskompetencë dhe kaluar çështjen në SPAK. Për këtë çështje mbeten në kërkim 5 persona. Mes tyre është edhe Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Zbardhet dosja, si nisi hetimi

Gjithçka e ka zanafillën mesditën e 2 tetorit në rrugën interurbane Durrës – Tiranë. Në dosjen e siguruar nga lapsi.al gjithçka përshkruhet kështu.

“Nga policia gjyqësore jemi informuar verbalisht se në datën 02.10.2022, rreth orës 12.00 në rrugën interurbane Durrës – Tiranë ka ndodhur një ngjarje kriminale. Shtetasit Gentjan Beqirja, drejtues motoçiklete Piaggo me targa AI 724 dhe pasagjer vëllai i tij shtetasi Indrit Beqiraj, të dy banues në Durrës në lagjen nr. 10 janë goditur në lëvizje nga një mjet me ngjyrë të zezë me targa 117 i paidentifikuar qartë.

Në vendngjarje është afruar edhe një mjet tjetër dhe personat kanë dalë nga mjetet. Personat që ndodheshin në këto mjete kanë nisur të dhunojnë shtetasit Gentjan dhe Indrit Beqiraj. Në vijim këta persona kanë marrë me dhunë në njërin nga mjetet shtetasin Indrit Beqiraj dhe të tre telefonat e tyre personalë. Menjëherë pas ngjarjes shtetasi Gentjan Beqiraj ka njoftuar policinë e shtetit të cilët kanë nisur veprimet e para në vendngjarje. Në vijim, pas rreth 1 gjysmë ore u morr njoftimi që shtetasi Indrit Beqiraj ishte lënë i lirë dhe u paraqit në Drejtrorinë e Policisë së Durrësit.

LEXO EDHE: Nxorën emrat e vrasësve me pagesë, dy vëllezërit Beqiraj mungojnë në seancën gjyqësore në Durrës

Në vijim të veprimeve hetimore ai ka deklaruar ngjarjen e ndodhur duke të krijuar dyshime se autorë të ngjarjes janë persona posedues ose lidhje shoqërore të shtetasit Aleksandër Laho, administrator i lokalit “T…” në Sukth të Durrësit si dhe deklaron me vetëpërgjegjësi dhe faktin që ai në bashkëpunim me shtetasit Gentjan Beqiraj, Ilirjan Feçi, Kevin Zeneli (Suçi), duke bashkëpunuar me njëri tjetrin të nxitur kundrejt pagesës nga shtetasi Kasandër Noga e më pas edhe nga shtetasi Flamur Bejko kanë dashur të vrasin me armë zjarri shtetasit Geron Hasanbelliu banues në Fier si dhe nipat e tij, si dhe shtetasin Arben Mërkuri banues në Sukth Durrës ku për kryerjen e këtyre vrasjeve nga shtetasit Ilirian Feçi dhe Kevin Zeneli u janë dhënë armë zjarri pistoleta të llojeve të ndryshme, 4 copë si dhe një autoveturë Benz me targa të huaja dhe kanë marrë një banesë me qera në Tiranë.

LEXO EDHE: Porositi vëllezërit Beqiraj të vrisnin “Rrumin e Shijakut”, të pathënat e Kasandër Nogës

Po ashtu kanë marrë dhe një armë automatik tip kallashnikov e fishekë nga shtetasi Armando Daka, banues në plazh Durrës. Të shtyrë nga Flamur Bejo kanë blerë dhe një armë pistoletë nga Armano Daka si dhe kanë siguruar lëndë plasëse dinamit të blera nga Idajet Hoxha, me të cilat do të dëmtonin apo shkatërronin pronën e disa djemve që kishin konflikt me Flamurin.

Më pas, armët dhe pistoletat e blera, Beqiri ia ka shitur Gentian Sheshit, Amando Lamës dhe Altin Celamës. Nga ky i fundit, ka marrë edhe dy armë Glok, të cilat ia ka shitur Albano Hajdarit, Kujtim Deliallisit. Nga kontrolli i policisë, në banesën e Indrit e Gentjan Beqirajt është gjetur një armë automatik kallashnikov si dhe fishekë e lëndë plasëse, të cilat janë sekuestruar”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *