• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, 3 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan dhe si pasojë e tij janë lënduar 3 persona.

Burime të siguruara thanë se karrotreci po vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës ndërsa mjeti tjetër nga Maliqi në drejtim të Pogradecit.

Të njëjtat burime thanë se mjeti tjetër, nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin në kthesë duke u përplasur me karrotrecin.

Ndërkohë që mjeti Audi është shkatërruar plotësisht.

“Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *