• |
ide | kryesore

Angelina Jolie shfaqet në publik pas akuzave ndaj Brad Pitt

-Instant, Paparazzi, Slider
Angelina jolie



Angelina Jolie është fotografuar me vajzën e saj Vivienne pas akuzave ndaj Brad Pitt. Dyshja u panë duke bërë pazar në Los Angeles.

Shfaqja e tyre në publik erdhi vetëm një ditë pasi Jolie paraqiti një ankesë të re kundër Pitt. Në  të, ajo pretendonte se aktori sulmoi fizikisht atë dhe një nga gjashtë fëmijët e tyre gjatë  udhëtimit me avion në 2016. Angelina  pretendoi se fëmijët ishin “traumatizuar” për incidentin që ndodhi në mes të fluturimit. “Deri më sot, ata të gjithë nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në Château Miraval. Kjo, për shkak të lidhjes së saj me këto ngjarje traumatike,” thane avokatët e Jolie.

Megjithatë ,një burim i afërt me Pitt u shpreh, se pretendimet e reja të Jolie janë “plotësisht të pavërteta”. Insajderi  tregoi se ajo i ka “helmuar” fëmijët deri në atë pikë sa Pitt nuk ka marrëdhënie me asnjë prej tyre.

Angelina Jolie bëri kërkesën për divorc në shtator 2016, vetëm gjashtë ditë pas incidentit , duke nisur një luftë kujdestarie. Në maj 2019, një gjyqtar vendosi që ish cifti do të kenë kujdestarinë e përbashkët. Në të njëjtin vit, Maddox, fëmija më i madh foli për raportin me babanë e tij. Kur u pyet nga një gazetar për faktin që marrëdhënia e tyre mund të prishet, studenti u përgjigj: “Epo, çfarëdo që të ndodhë, të ndodh”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *