• |
ide | kryesore

Automjeti del nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 44 vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se një person ka humbur jetën si rrjedhojë. Sipas njoftimit zyrtar, një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën 44-vjeçari me inicialet H.P.

Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *