• |
ide | kryesore

Berisha: Rama rrënoi Gjirokastrën, largoi edhe Gjykatën e Apelit

-Instant, Arkiva, Lajme



Sali Berisha zhvilloi takime këtë të premte në Gjirokastër. Ai hodha akuza ndaj qeverisë për atë që ai e quan rrënim të qytetit dhe shpopullim masiv, si dhe largim të institucioneve. Më poshtë pjesë nga fjala e Berishës.

“Dy fjalë për Gjirokastrën. Këta zotërinj i kam dëgjuar të rrahin gjoksin se kanë investuar. Bile ministrja Kumbaro kalon nga bujtina në bujtinë me gotë në dorë, dhe nuk bën keq, por problemi është se këtu ngjitur me ne është Gjykata e Apelit. E mbyllën. E zhveshën nga çdo institucion.

Ju jeni dëshmitarë se ne filluam të aplikojmë praktikën e rikthimit të institucioneve në qendër të qytetit. Nuk është se nuk kishte vështirësi, por ishin të zgjidhshme ato. Nëse qeveria vendos të rivitalizojë qytetin, dhe të mos lejojë që nga viti në vit të bëhet më i paktë dhe të mbetet gjysmë i gjallë, gjysmë i vdekur, qeveria ka në dorë dhe duhet të marrë masa të forta për të realizuar këtë gjë.

Sot është Gjirokastra e njohur, është vend i listuar në trashëgiminë botërore në UNESCO, çka do të thotë se çdo njeri që vjen në Shqipëri do ketë dëshirë ta vizitojë. Kurse këta qeveritarë e kanë hallin te shtatorja dhe shtëpia e Enver Hoxhës dhe për ta boshatisur Gjirokastrën në çdo aspekt. PD do bëjë gjithçka për të rivitalizuar këtë qytet, do rikthejë institucionet në Gjirokastër. Nuk duhet dorëzuar Gjirokastra”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *